Nis viti i ri akademik, Veliaj: Rikonstruktohen dy godina të tjera në “Qytetin Studenti, mikpritja më e mirë

Mos i humb

Mbi 148 mijë vetura të paregjistruara në Kosovë sfidojnë Kartonin e Gjelbër

Përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, po sfidohen nga dy probleme thelbësore. Së pari,...

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës...

Nigeri, 103 të vdekur nga ethet Lassa

Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së etheve Lassa në Nigeri është rritur në 103 persona, (AA).

Britania refuzon t’i kthejë Greqisë statujat e Parthenon-it

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në dy godinat Nr. 24-25 në “Qytetin Studenti”, ku jetojnë rreth 500 studente, ndërkohë që puna po vijon edhe në dy godina të tjera. “Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t’u themi “Mirë se erdhët në Tiranë” gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në “Qytetin Studenti”, që kanë punuar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet të jenë optimale. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ai dhe kryeministri Rama, për studentët në vijim të plotësimit të pikave të Paktit për Universitetin. Sipas Veliajt, krahas përmirësimit të kushteve infrastrukturore, studentët kanë mundësi të përdorin edhe kartën e studentit, e cila ofron një listë të gjatë lehtësirash dhe shërbimesh. “Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj”, u shpreh ai.

“Ndonjëherë kur kushtet janë spartane, kur mungon higjiena, kuptohet pse njerëzit bëhen të dhunshëm, kuptohet pse janë vandalë, kuptohet pse prishin hapësirat publike. Kur rriten në kushte model, kur rrethohen me gjelbërim, me dashuri, kur iu shërbehet me mirësjellje, bëhen edhe ata ashtu”, deklaroi Veliaj.

Duke falenderuar donatorët privatë që kanë kontribuar për rikonstruksionin në kohë rekord të godinave studentore, por edhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti, Veliaj u shpreh se kjo sfidë tregoi se Tirana është një qytet që prodhon bujari. “Ka qenë një sfidë sepse kemi pasur konviktet, por prej tërmetit kemi pasur edhe shumë shtëpi që kanë pasur nevojë për një adoptim apo rikonstruksion. Fakti që ky qytet prodhon kaq shumë ekonomi, përputhet me faktin që ky qytet prodhon edhe kaq shumë bujari. Dua të falenderoj të gjithë atë kategori të sipërmarrësve shqiptarë që, edhe pse në fillim njerëzit ishin skeptikë, thanë: jo, po s’jemi në Amerikë, s’jemi në Angli, ç’është kjo filantropi; por, ja që njerëzit qenkan”, deklaroi kryebashkiaku.

Godinat nr. 24 dhe 25 janë ndërtuar që në vitet 1989-1990 dhe kishte më shumë se 30 vite ku nuk ishte ndërhyrë. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës u dyfishuan nyjet sanitare, u rikonstruktua salla e studimit, fasada, hidroizolimi i saj, si dhe i ambienteve të tjera të përbashkëta.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Rritet bilanci/ Shkon në 79 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali, ndalohet hyrja dhe dalja në disa qytete

Italia ka dhënë alarmin për koronavirusin. Fqinjët janë vendi më i prekur në Europë, ku tashmë është rritur numri i të prekurve...

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...