Nishani: Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve

Mos i humb

 

Debatit mes liderëve nga Shqipëria dhe Presidentit Hashim Thaçi për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë i është bashkëngjitur edhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Ai e quan Kosovën ‘Jerusalem të shqiptarëve’, duke arsyetuar kështu interesimin e secilit shqiptar për çështjet e Kosovës.Nishani e ka quajtur Kosovën Jerusalemin e shqiptarëve, prandaj, sipas tij, cdo situatë në Kosovë nuk i takon vetëm këtij shteti, por gjithë shqiptarëve kudo.

Ky është postimi i plotë i Nishanit:

Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit