Nisin punimet për rrugën e Kardhiqit. Rama: Tiranë-Sarandë, jo më shumë se 3 orë

Mos i humb

Në Kardhiq të Gjirokastrës ka nisur këtë të dielë puna për ndërtimin e rrugës që shkon drejt Delvinës, e më pas për në Sarandë.

Nisja e punimeve u bë përmes një ceremonie, në të cilën merrte pjesë edhe kryeministri Rama.

“Kjo rrugë sjell një transformim të madh në lëvizshmërinë e përgjithshme dhe në funksion të turizmit. Nëse sot Gjirokastra dhe Saranda janë pranë, por sidoqoftë në një distancë dhe me një lëvizshmëri që nuk e inkurajon fluksin intensiv të lëvizjes së turistëve, nesër këto dy qytete do të jenë një. Traseja e rrugës së re dhe projekti i ri nuk janë asgjë më shumë sesa rikonceptimi me standarde të kohës së sotme, i shtegut rrugor të përdorur që në prehistori, nga ilirët, romakët, turqit, italianët dhe gjermanët. Për të shmangur Qafën e vështirë dhe tërësisht të amortizuar të Muzinës dhe për ta shkurtuar me një orë pothuajse lidhjen mes Tiranës dhe Sarandës. Kjo do të thotë se me përfundimin e këtij aksi dhe bypassit të Fierit, ne do të kemi një lidhje mes kryeqytetit dhe Sarandës, që nuk do të marrë më shumë se 3 orë kohë”, deklaroi Rama.

Kryeministri zotohet se rruga do të ketë një impakt të madh transformues për turizmin, ekonominë dhe punësimin.

“Atyre që s’kanë lënë fjalë pa thënë e përqeshje pa i bërë projektit tripërmasor të kësaj rruge, u dërgoj një përqafim të posaçëm drejtpërdrejt nga kantieri”, do të shkruante kryeministri në rrjetin social Facebook, në prezantimin e transmetimit në “ERTV”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit