Nisma e radhës e qeverisë Rama: Masa ndaj lokaleve që shërbejnë alkool për minorenët

Mos i humb

Pas miratimit në Kuvend të nismës së qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit më 1 janar 2019, kryeministri Rama ka njoftuar nismën e tij të re, kontrolli i tregtimit të alkoolit.

Në statusin e tij në “Twitter”, Rama shkruan se do të ndalojë tregtimin e alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit.

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave”,shkruan Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit