Njazi Thaçi zgjidhet drejtor i KEK-ut

Mos i humb

Ka përfunduar procesi i përzgjedhjes se Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit, transmeton lajmi.net

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit