Një burrë, vodhi një tufë delesh, por u diktua dhe u kap (tregim motivues)

Mos i humb

 

Një burrë, vodhi një tufë delesh, por u diktua dhe u kap.
Njerëzit, i vunë një damkë ne ballë,me qëllim që ta demaskojnë dhe poshtërojnë para gjith komunitetit.Damka që i vunë në ballë përbehej nga dy shkrronja “V.D “, pra, vjedhës delesh.
Ajo që ndodhi më tej,ështe se personi në fjalë vendosi të heqë dorë nga zanati i vjeter dhe të pendohej. Kështu, ai e mori seriozisht këtë punë, filloi të ndihmojë hallexhinjët, u gjendej pranë nevojtaeëve vizitonte të sëmurët, sillej ngrohtë me jetimët, u falte dashuri njerëzve etj… Fillimisht njerëzit e shihnin me dishim, por me kalimin e viteve u mësuane të.
Dikur, një fshatar sheh një burr të moshuar të damkosur në ballë ne nje qoshk të rruges. Kushdo që kalonte, e përshëndeste, e përqafonte dhe i puthte duart ne shenjë respekti. I cuditur nga kjo sjellje e njerëzve, ai pyet një djal të ri mbi kuptimin e dy shkronjave të damkosura në ballin e ati të moshuari të cuditshem. I riu ja ktheu: “Nuk e di, pasi kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Por mendoj se kuptimi i tyre është: “Vatër dashurije.” Pasi u fal dashuri njerëzve.

MORALI:

Ajo që shpesh herë e gjykojm si fundin e gjithckaje, në fakt, është thjesht fillimi i dickaje të re dhe të bukur. Fjalët nuk kanë asnjë kuptim, përvec kuptimit që duam ne t’u japim.
Mënyra e vetme që njerëzit të flasin mirë për ty është t’u shërbesh me dicka të mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit