Një delegacion i Këshillit të Drejtësisë së Shqipërisë vizitë në Ankara

Mos i humb

Një delegacion i përbërë nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë nën kryesimin e Gjin Gjonit ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Gjoni ka theksuar se kanë vizituar Turqinë për të zhvilluar bisedime me Ministrinë e Drejtësisë dhe Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

“Ne dëshirojmë bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e drejtësisë. Ne po shqyrtojmë sistemin ekzistues ligjor. Prej këtu po largohemi me ndjenjat e miqësisë. Ne jemi vëllezër”, është shprehur Gjin Gjoni në një deklaratë për AA. Delegacioni nga Shqipëria ka vizituar pallatin e drejtësisë Beypazarı, ku anëtarët pasi kanë marrë informacione nga kryeprokurori Alp Giray Yapar, kanë vizituar edhe vendet historike dhe muzetë e zonës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit