Një delegacion nga Bahreini viziton Izraelin

Mos i humb

\

Një delegacion nga Bahreini, thuhet të ketë arritur për një vizitë katër ditore në Izrael, për të biseduar me zyrtarët vendas vetëm pak ditë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e qytetit të Kudsit për “kryeqytet të Izraelit”.
Siç raportojnë mediat izraelite, delegacioni, për të cilin thuhet se është mandatuar nga mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, përfshin edhe figura fetare. Ndërkohë siç raporton televizioni “Kanali 2”, delegacioni është takuar në Tel Aviv me zyrtarët e ministrisë së Jashtme izraelite, me të cilët kanë qëndruar në qytetin e vjetër të Kudsit, ku është i vendosur kompleksi i xhamisë Al Aksa.

Nuk ka detaje shtesë për përmbajtjen e takimit, mirëpo siç mëson “Kanali 2”, delegacioni nga Bahreini ka përcjellë mesazhet e mbretit Khalifa për paqe dhe vëllazëri me izraelitët.

Pretendohet se Bahreini ka premtuar restaurimin e sinagogave hebreje në atë vend, ndërkohë që është shprehur se nuk ka asnjë pengesë që shtetasit e Izraelit të mund të vizitojnë atë shtet të Gjirit.

Në shtator, mediat izraelite raportuan se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mbreti i Bahreinit, ka marrë pjesë në një përkujtim të “gjenocidit hebre”, të organizuar nga qendra hebreje në Los Angeles, ku ka dënuar, siç ka thënë, “armiqësitë e arabëve ndaj Izraelit”.

Bahreini nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, ndërkohë që njihet si regjimi më autoritar në botë. Opozita e këtij shteti të Gjirit shtypet në mënyrë të ashpër nga regjimi, ndërkohë që një numër i madh refugjatësh aziatikë në këtë shtet, mbijetojnë përmes metodave të shfrytëzimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit