Një gjyqtar federal e shpall ”Obamacare” antikushtetues

Mos i humb

Një gjyqtar federal amerikan e shpalli të premten antikushtetues sistemin e sigurimit universal shëndetësor i quajtur “Obamacare”, një vendim që u përshëndet nga Donald Trump, por nga ana tjetër opozita demokrate premton se apelojë vendimin.

Gjyqtari i distriktit të Teksasit Reed O’Connor dha vendimin e tij pas ankesave të depozitura nga disa prokurorë republikanë dhe një guvernator kundërshtarë të këtij ligji emblematik i presidencës së Barack Obamës, e dekretuar në 2010.

Ky rast ka të gjitha mundësitë të paraqitet në Gjykatën Supreme, ku pesë nga nëntë gjytarët që vendosën në një çështje specifike për të mbajtur të pandryshuar ‘’Obamacare’’ në 2012 janë ende në detyrë.

Donald Trump përshëndeti menjëherë vendimin e gjyqtarit nga Teksasi.

“Uau, vendimi nuk është aspak surprizë, Obamacare sapo u cilësua Antikushtetues nga një gjyqtar mjaft i respektuar i Teksasit. Lajm i mirë për Amerikën’’, thuhej në postimin e Trump në Twitter./ ATSH-AFP

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit