Një ish-ministër Rendi, në luftë me ish-vartësit: kush ishte “truproja” e 18-vjeçarit që i hoqi gishtat polices Ina Nuka

Mos i humb

Siç u bë me dije, policia arrestoi mbrëmjen e së premtes shtetasin Daniel Dobraj, 18- vjeç, si autorin e dyshuar të plagosjes së polices Ina Nuka, në protestën e së enjtes në afërsi të parlamentit.

Por siç ka rezultuar, Dobraj nuk ka qenë një “befasi” për policinë, pasi ai ka patur një përleshje me efektivët policorë të enjten, pasi rezulton si ndër më aktivët në protestë, duke aktivizuar si gjuhën e si duart. Për këtë arsye, ai është tentuar që të ndalohet që atë ditë, në valën e protestës, edhe pse për momentin nuk ka qenë i identifikuar si autor i kapsollës – bombë që i këputi gishtat efektives policore, ndërkohë që mund t’i kishte marrë dhe jetën, pasi siç është pohuar prej saj, mjeti plasës i ka përfunduar në qafë dhe ajo thjesht ka tentuar ta nxjerrë që aty, duke i plasur më pas ndër duar.

Dhe, disa pamje filmike, kanë treguar se si eksponentë të LSI-së ndërhyjnë dhe ata më forcë ndaj policisë, për të mundësuar lirimin e 18-vjeçarit Dobraj. Nuk mbarron me kaq, pasi kryesori aty është vetë Luan Rama, nr.2 i kësaj force, për më tepër ish-ministër Rendi në kohën e Nanos. Pra, një ish-zyrtar i lartë shteti në krye të forcave të Rendit, është vënë në mbrojtje të atyre që sulmojnë policinë.

Ky është incidenti i dytë politik i Luan Ramës, pas atij të vitit 2004, kur u detyrua të japë dorëhqjen si ministër i Brendshëm pasi goditi gazetarin Ilir Babaramo. Më herët, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, ishte ndër të akuzuarit kryesorë të PD-së si manipulues votash me ndihmë policore, në zonën e tij elektorale.

U largua nga PS me nisjen e erës Rama, pasi ashtu siç shumë nanonistë të tjerë, nuk pranuan stilin e ri drejtues e reformues të partisë prej “të gjatit”. /tesheshi.com/      

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit