Një “muze” personal për filxhanët e kafesë… ja çfarë bën meraku (foto)

Mos i humb

Shumë mund të mendojnë se të pish kafe të nxehtë në një kohë po aq të nxehtë nuk është edhe aq ide e mire.

Por ata që e konsumojnë atë, vështirë që mund t’u ikën dashuria për pijen plot energji të cilën ekspertët e ushqimit dhe shëndetit e rekomandojnë.

Të gjithë e kemi një mik (apo edhe vet) që nuk e nis ditën pa një kafe të zezë të vluar në kushte shtëpie, shije që dikur bluhej në mulli të dorës dhe zihej duke i dhënë aromë shtëpisë.

Por rrallëkush mund t’ia ketë kaluar meraklinjve si Mesude Ishikli, zonja nga provinca Osmanije në Turqi e cila ka mbledhur me kujdes 3000 filxhanë të ndryshëm kafeje.

A Turkish art teacher has collected more than 3,000 cups in the last 12 years.

Ishikli i mbledh filxhanët tani e 12 vite, duke i radhitur nga forma dhe madhësia, por më së s humti nga vjetërsia.

Disa prej tyre janë të vjetër më shumë se një shekull. Filxhanët e kafeve janë të bërë kryesisht nga porcelani, prandaj nuk është rastësi që edhe sot zonja Ishikli nuk e zgjedh jo vetëm kafenë, por edhe mënyrën e shërbimit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit