Një pjatë ndryshe për dekor. Për pak minuta

Mos i humb

Sa më shumë alternativa të kemi për gatimin e patateve aq më të lumtur janë fëmijët. Nëse këta të fundit bëjnë naze për aromën e qepës, mund të mos i përdorni.

Koha e përgatitjes – 20 minuta

Përbërësit për 4 persona:

6 patate të mëdha

2 qepë të njoma

2 kunguj

1 karotë

2-3 lugë miell

1 vezë

vaj kikiriku për t’I skuqur ose atë që keni ju

Susam sipas deshires

Përgatitja:

1.Patatet e qëruara i grijmë me rende me vrima të mëdha. Të njëjtën gjë bëjmë me kungujt dhe karotat. Qepët i grijmë shumë imët me thikë. Patatet, bashkë me qepët e grira, i shtrydhim mire me dorë për t’u kulluar lëngun dhe i hedhim në një tas ku shtojmë vezën, miellin, kripë e piper dhe i përziejmë mirë.

2.Marrim pak nga brumi dhe me dorë u japim formë të sheshtë, gati 1 cm të trashë.

3.I skuqim në tigan me vaj të nxehtë për pak minuta në të dyja anët. I shoqërojmë me sallatë jeshile ose si kontorno për pjata me mish./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit