Një studim i ri po ndodh këto ditë në mekën e nderuar!

Mos i humb

Sektori për përkujdesje të emerinëve, pesonave që bëjnë Umre, Haxh dhe veprimtari të ndryshme në Qabe, kanë përgatitur një program të veçantë për të gjithë ata besimtarë dhe besimtare që gjatë këtyre ditëve të muajit të Shenjtë të Ramazanit do të përpiqen të bejnë një Itikaf sipas thënieve profetike.
 
Mirëpo sektori në fjalë ka përgatitur për këtë vit një risi. Ata kanë përgatitur një dollap të posaçëm në të cilin të gjithë ata besimtarë dhe besimtare që qëndrojnë në Qabe gjatë këtyre ditëve do të kenë mundësi që në raft të vendosin pajisjet e tyre individuale.
 
Jo vetëm kaq, drejtoria përkatëse ka përgatitur edhe një çantë dhuratë për gjithësecilin nga ata besimtarë dhe besimtare që do të rregjistrohen në programin e Itikafit. Kjo çantë siç e shikonin edhe vetë përmban pëshqir, një dyshek të rehatshëm, një sexhade. Po ashtu në çantë ka mjetet e nevojshme për pastrimin e dhëmbëve, shampo e gjëra të ndryshme.
 
Siç mund ta shihni edhe në video kjo hapsirë ka një kapacitet prej 500 personash, të cilët mund të qëndrojnë njëkohësisht, burrat dhe gratë në vende të ndryshme. Çdo dollap ështëi pajisur me një numër të veçantë që shërben si kod dhe secili prej besimtarëve që dërshiron të qëndrojë në këtë vend do ta ketë atë në përdorim.
 
Siç mund ta shikoni secila kartë do të indentifikojë emrin e besimtarit apo atij që ka qëndruar në Itikaf dhe ka të dhënat e tij, nëpërmjet të cilës ai mund të hyjë dhe të dalë në çfarëdolloj kohe apo momenti në ambientet e Qabes.
 
I lutemi Allahut që kjo të jetë një risi apo punë e mirë që sektori përkujdesje të emerinëve ka përgatitur për këtë muaj të shenjtë të ramazanit.
 
/Rtv Isalm/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit