Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Mos i humb

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit sot në mëngjes ka goditur provincën Maluk të Indonezisë.

Enti statistikor për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar 122 kilometra në veriperëndim të qytetit Jailoloa dhe në thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.

Enti nuk kumtoi informacione për pasoja nga tërmeti ndërsa nuk lëshoi as paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Në shtator të vitit të kaluar provincën Maluk e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën së paku 36 persona në qytetin Ambon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit