Një tërmet prej 5.4 ballë godet Greqinë

Mos i humb

 

Autoritetet greke njoftuan se një tërmet i fuqishëm prej 5.4 ballë sipas Rihterit ka goditur pjesën jugore të Greqisë, por nuk raportohet për të lënduar ose për dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik i Universitetit të Athinës bëri të ditur se tërmeti nëndetar ndodhi të hënën në ora 8:41 minuta sipas kohës lokale në pjesën jugperëndimore të Peleponezit, me thellësi prej 10 kilometrave (6 milje).

Greqia gjendet në rajonin gjeografik e cila është më e përfshirë nga tërmetet. Shumica e tërmeteve madje edhe nuk hetohen, ndërsa ato që shkaktojnë dëme të mëdha materiale ose humbje jetësh janë të rralla.

Gjatë vitit 1999 si pasojë e tërmetit me fuqi prej 5.9 ballë sipas Rihterit në Athinë humbën jetën 143 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit