Një tërmet prej 6.9 ballë godet Havain

Mos i humb

Një tërmet prej 6.9 ballë sipas Rihterit ka goditur Havain.

Tërmeti dridhi Havain pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ku si pasojë janë evakuuar mijëra persona.

Nga Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) u bë e ditur se epiqendra ka qenë 16 kilometra në jugperëndim të Leilani Estates në thellësi prej pesë kilometrave.

Drejtori i Qendrës për paralajmërime nga cunami Chip McCreery theksoi se bëhet fjalë për tërmetin më të madh pas atij prej 7.5 ballë që u regjistrua në vitin 1975.

Tërmetet me fuqi prej 6.7 ballë dridhi këtë zonë edhe në vitin 1983 dhe 2006. Banorët u evakuan në zona të sigurta. Paralajmërimi është në nivelin më të lartë, ndërsa turistëve u është sugjeruar që shpejtë të braktisin zonën.

Ende nuk ka informacion për viktimat njerëzore apo dëme materiale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit