Njeriu me më pak fat në botë: nuk e dinte që ishte një milioner

Mos i humb

Muhammed Abdul Kadir, i cili jeton në varfëri, mësoi se ka më shumë se 30 milionë marka në llogarinë e tij bankare.

Muhamedi, i cili jeton në varfëri, mësoi se kishte një bankë prej 2.3 miliard rupi në llogarinë e tij bankare, ose më shumë se 30 milionë marka. Që ai ishte një milioner, kurrë nuk mund të kishte ditur derisa Agjencia Federale e Hetimeve (FIA) trokiti në derën e tij.

Ky tregtar akulloresh nga Pakistani, ose është njeriu më i lumtur në botë ose fatkeqi më i madh.

Domethënë, inspektorët e FIA-s kanë hetuar mashtrime ndërkombëtare në lidhje me pastrimin e parave, të cilat përfshijnë dhjetra llogari bankare të rreme, kështu që ata mbërritën deri te Kadir.

“Unë jam njeriu që ka më pak fat në botë”, tha në formë ankimtare ai kur u ballafaqua me të vërtetën e paimagjinueshme.

Kadiri pranoi se duke qenë tashmë një milioner i pamenduar, jeta e tij është kthyer me kokë poshtë. Ai thotë se fqinjët e tij po qeshin tani dhe se ai nuk ndihet i sigurt sepse ka frikë se thashethemet e pasurisë së pazakontë mund ta çojnë atë në probleme.

Dy vjet më parë, Banka Shtetërore e Pakistanit informoi FIA për një transaksion të dyshuar në llogarinë e pretenduar të Kadir, e cila u hap në mes të 2014 dhe 2015, kur miliona të pashfrytëzuara u tërhoqën.

FIA vlerësoi se Kadiri nuk ishte i përfshirë në transaksion, edhe pse llogaria u hap duke përdorur një kopje të vlefshme të letërnjoftimit të tij, për një arsye të thjeshtë – Kadiri nuk di të shkruajë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit