Njihuni me efektet e bamjes në organizëm

Mos i humb

Bamja është një nga ushqimet më të shëndetshme të cilat përdoren për shekuj me radhë për qëllime shëruese. Ajo përdoret në mbarë botën si për shkak të shijes unike, metodës së gjerë të aplikimit, ashtu edhe për shkak të vetive shëruese. Kjo bimë është në vendin e parë për vitaminë C, vitaminë K dhe folate.

Përveç kësaj, ajo përmban një sasi të theksuar të fibrave që janë me rëndësi të madhe për tretje të mirë, stabilizim të sheqerit në gjak dhe kontrollin e absorbimit të sheqerit në organizëm. Për shkak se ajo është shumë e pasur me minerale dhe vitamina, ajo ka rëndësi të madhe për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Me bamje mund të luftoni sëmundje të caktuara dhe ta parandaloni shfaqjen e tyre.

Për shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme
Vitamina B, e cila është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të reja dhe folateve, ka rëndësi të madhe për shtatzëni të shëndetshme. Kjo vitaminë i parandalon defektet e lindjes në foshnja dhe e ndihmon frytin të rritet dhe zhvillohet. Përveç folateve rëndësi të madhe ka edhe vitamina C, me të cilën bamja është shumë e pasur.

Për parandalimin e diabetit
Falë fibrave dhe ushqyesve të tjerë, bamja është shumë efektive kur bëhet fjalë për normalizimin e niveleve të sheqerit në gjak, dhe e nxit uljen e simptomave të diabetit.

Rregullon shëndetin e veshkave
Studimet kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i bamjeve e ul rrezikun e sëmundjeve të veshkave, veçanërisht ato të shkaktuara nga diabeti.

E rregullon shëndetin e zorrës së trashë
Bamjet janë të mbushura me fibra dietike, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë dhe për traktin digjestiv në tërësi. Vitamina A kontribuon në shëndetin e mukozës dhe ia lejon traktit digjestiv të funksionojë normalisht.

Problemet e frymëmarrjes
Bamjet përmbajnë vitaminë C e cila është vërtetuar se ndihmon tek sëmundjet respiratore si astma. Një studim ka treguar se përmes konsumit të rregullt të ushqimeve të pasura me vitaminë C, madje edhe në sasi të vogla, reduktohen simptomat e astmës tek fëmijët.

Për shëndetin e lëkurës
Vitamina C ndikon në shëndet dhe pamjen rinore të lëkurës, nxit rritjen dhe rigjenerimin e indeve gjë që ndikon në prodhimin e përmirësuar të kolagjenit. Nga bamja mund të bëni një maskë të shkëlqyeshme për fytyrë duke e zier në ujë derisa të zbutet plotësisht, pastaj e shtypni dhe e aplikoni në fytyrë. Pas pesë minutash, fytyrën shpëlajeni, ndërsa rezultatet do të jenë të dukshme menjëherë.

Kultivimi i bamjeve
Bamjet janë perime të rralla, bishtajat e të cilave janë të ngrënshme dhe i takon familjes së alteve. Ajo kultivohet zakonisht në zonat e Afrikës Perëndimore dhe të Azisë Jugore. Nëse doni të kultivoni bamje, mos hezitoni por bëjeni këtë, sepse kultivimi është shumë i lehtë gjatë muajve të ngrohtë, ndërsa në zonat e ngrohta edhe gjatë gjithë vitit. Bamjet duhet të mbillen 3-4 javë pas acarit të fundit, ndërsa distanca në mes të farave duhet të jetë të paktën 7,5 cm, ashtu që bima të rritet pa u penguar. Pasi ta mbillni bimën butësisht ujiteni dhe pastaj mos e ujitni atë deri në shfaqjen e fidanëve të parë. Bamja rritet në lagështirë dhe vend të pasur me minerale, ndërsa nga mbjellja deri tek frutat e para do të duhet të kalojnë rreth 45-60 ditë.

Përgatitja për gatim
Bamjet mund të hahen të papërpunuara, mund t’i fërgoni ose t’i gatuani në avull, ndërsa më shpesh përdoren në përgatitjen e gjyveçit dhe supave. Në qoftë se i përdorni në formë të thatë, siç gjendet tek ne zakonisht, ajo do të ketë nevojë për një trajtim më të gjatë termik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit