Njihuni me telefonin e parë pa porta, Vivo Apex 2019

Mos i humb

Në një aktivitet në Hong Kong ditën e sotme, Vivo prezantoi telefonin koncept Apex 2019 i cili nuk ka fare porta, vjen me teknologjinë 5G dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekranin që mbulon pothuajse plotësisht pjesën ballore të telefonit.

Telefoni u tha se do të mbërrinte në Kongresin Mobil Botëror por që kompani nuk ishte në kohë me planet dhe debutimi publik u shty.

Trupi i Apex 2019 përbëhet prej xhami dhe Vivo thotë se është tejet i vështirë për tu arritur diçka e tillë. Ka një kombinim sensorësh kapacitiv dhe presioni për të simuluar butonët e volumit dhe gjumit.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për transferimin e të dhënave dhe karikimin telefoni ka një konektor magnetik. Së fundi ka një skaner të shenjave të gishtërinjve që përdor disa shenja dhe i vendosur pothuajse në çdo cep të telefonit.

Vivo tha se telefoni nuk do të dalë në shitje asnjëherë dhe është larg të qenurit një pajisje konsumatore, raporton PCW.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit