Njoftim zyrtar nga Interpoli: Shtyhen votimi i Kosovës

Mos i humb

Është shtyrë votimi i Kosovës në Interpol.

Interpol zyrtarisht ka konfirmuar agjendën e samitit të kësaj organizate. Në bazë të kësaj është bërë e ditur se si pikë e rendit të ditës në agjendën e samitit të Interpolit është edhe votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Votimi për Kosovën saktësisht bëhet në ditën e fundit të zhvillimit të samitit.

Përpos votimit për Kosovën në të njëjtën ditë pritet që Asambleja e Përgjithshme të bëjë edhe zgjedhjen e një Presidenti të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për SHBA-në, Azinë dhe rajonet evropiane.

“Aplikimet për anëtarësim nga Kosova do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme, e cila gjithashtu do të votojë poashtu për një President të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për Amerikën, Azinë dhe rajonet evropiane në ditën e fundit të konferencës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa zv/kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova do të jetë në agjendë më datën 20, që bie në kundërshtim me njoftimin zyrtar të Interpol-it.

Ndryshe ky samit do të zgjasë deri më 21 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit