Njohja e Kosovës finalizon dialogun Kosovë-Serbi

Mos i humb

Ndërtimi i paqes ka të bëjë me rikthimin e besimit dhe të konfidencës së njerëzve në sistemet e qeverisjes dhe në sundimin e ligjit dhe në sigurimin e një të ardhme në paqe mes komuniteteve në Kosovë, kështu u tha sot në konferencën e organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore me temën “Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe Integrimin europian”.

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, Driton Lajçi theksoi se shoqëria civile është ajo qe na ndihmon në kauzat tona institucionale siq është ajo e integrimit evropian.

“Që të arrijmë një fazë të qëndrueshme në integrimin evropian është ecja në hapa të sigurt. Në rrugëtimin tonë evropian është i rëndësishëm roli i shoqërisë cilive, ka një rolë domethënës në organizimin e konferencave që promovojnë politikat publike si dhe partneritet ne kauzat tona institucionale siç është integrimi evropian. Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishme si dhe pajtim i jonë më serbët është i një mendësie të veçante”, tha Lajçi.

Në perspektivën europiane të integrimit, Dialogu i Brukselit ka ardhur si një obligim ndërkombëtar për të dyjat vendet, Kosovën dhe Serbinë si vende që aspirojnë integrimin në BE dhe që paraprakisht duhet të krijojnë mardhënie fqinjësore si kusht themelor për integrimin europian.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes paqësore të Brukselit si një shans për ndërtimin e paqës në Kosovë, Ish negociatore e Kosovës Edita Tahiri tha se Marrëveshja me Brukselin do ta finalizoj dialogun Kosovë-Serbi me njohjen reciproke mes dy vende.

“Qendra për trajtime është një prej organizatave lidere që ka kontribuar në transformimet shoqërore dhe ka ngritur në fokus rolin e gruas. Gratë duhet të jenë në proceset udhëheqëse dhe në të gjitha proceset e tjera, roli i shoqërisë civile në korniza formale nuk duket. Ftoj të gjitha institucionet që të japin kontribut rajonal për fuqizimin e gruas. Sa i përket dialogut të Brukselit derisa ky dialog i shumë përfolur me shumë paradokse ka arritur suksese te mëdha në sistemin shtetërorë të Kosovës, ka arritje të shtrijë sistemet ligjore që nuk kanë qenë para luftës. Serbia arriti të vendos disa struktura në veri të Kosovës, ne arritëm të shuam ato struktura në fusha relevante, siç është policia, gjykata, dogana si dhe kemi arritur të vendosum kufirin në veri duke kthyer autoritet shtetërore në dy pikalime. Në dialogun me Brukselin arritëm të ndryshojmë të gjitha këto, por edhe pse është dialog paqësor megjithatë gratë nuk ishin shumë kanë qenë pak sepse ishin negociat ndërshtetërore. Me marrëveshjen me Brukselit pritet të finalizohet dialogu mes dy vendeve dhe të njohin njera tjetrën. Paqen e kemi, por deri të kemi paqe të qëndrueshme kemi shumë pune”, tha Tahiri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit