Ballina Bota Nobeli për Paqe, nominohet 16 vjeçarja Greta Thunberg

Nobeli për Paqe, nominohet 16 vjeçarja Greta Thunberg

34
0

Greta Thunberg, nxënësja suedeze që ka frymëzuar një lëvizje ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike, është nominuar si kandidate për të marrë çmimin Nobel për Paqe për këtë vit.

Vajza 16 vjeçare u emërua nga tre deputetë norvegjezë.

“Ne kemi propozuar Greta Thunberg, sepse nëse nuk bëjmë asgjë për të ndaluar ndryshimet klimatike, do të jetë shkaku i luftërave, konflikteve dhe refugjatëve”, ka thënë deputetja norvegjeze socialiste Freddy Andre Ovstegard.

Në qoftë se ajo fiton, do të shndërrohet në fituesen më të re që nga Malala Yousafzai e Pakistanit, e cila ishte 17 vjeç kur mori çmimin.

Thunberg përmes një postimi në Twitter ka thënës e ndjehet e nderuar me nominimin.

Image result for greta thunberg protests

Kush është Greta Thunberg?

Adoleshentja suedeze – e cila në faqen e saj të Twitter e përshkruan veten si “një aktiviste 16 vjeçare për klimën me sindromën Asperger” – nisi një grevë për klimën përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar.

Që atëherë, ajo ka humbur mësimet të premteve për të organizuar protestat e saj të rregullta.

Ajo vazhdoi të merrte vëmendje ndërkombëtare pas fjalimit në bisedimet për klimën në OKB në Poloni dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Për ndryshimet klimatike, ne duhet të pranojmë se kemi dështuar” ju pati thënë ajo udhëheqësve ekonomikë botërorë në Davos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here