Norvegji, dy gjermanë të vdekur nga orteku

Mos i humb

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra në veri nga pjesa tokësore e Norvegjisë, (AA). 

Guvernatori i Svalbard u informua se dy persona që ishin pjesë e një turneu të organizuar nga kompania ruse “Arctic Travel Company Grumant” u zhdukën pranë akullnajës Fridtjov.

Një helikopter dhe një qen nuhatës u dërguan menjëherë në ishujt e largët, por të dy, të cilët nuk u identifikuan, u konfirmuan të vdekur nga ekipet e shpëtimit, tha guvernatori në një deklaratë.

Akullnaja ndodhet afër Barenburgburg, një qytet rus i minierave të qymyrit. Sipas një traktati të vitit 1920, Norvegjia ka sovranitet mbi arkipelagun, por vendet e tjera nënshkruese kanë të drejta të shfrytëzojnë burimet e saj natyrore.

Barentsburg, vendbanimi i dytë më i madh në Svalbard, ka 435 banorë, kryesisht rusë dhe ukrainas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit