Norvegji, nxirret shpata 500 vjeçare nga liqeni

Mos i humb

Zhytësit në Norvegji kanë gjetur një shpatë 500 vjeçare gjatë zhytjes së tyre në liqenin më të madh të vendit, Mjosa.

Siç shkruan gazeta lokale Oppland Arbeiderblad, zhytësit norvegjezë Miro Baricic dhe Knut-Erik Gylder janë zhytur në thellësi të liqenit, ku kanë nxjerrë një shpatë nga shekulli i 16-të.

Duke bërë të ditur se zakonisht gjatë zhytjeve kanë hasur në mbeturina, Gylder tha se miku i tij Baricic ka kuptuar se ajo është një shpatë historike luftarake dhe se pas kësaj e kanë nxjerrë atë.

Zhytësit kanë dorëzuar shpatën për ekspozim në Muzeun Mjosa. Drejtori i Muzeut Julsrud Berg tha se ekzistojnë dëshmitë që shpata i përket periudhës 500 vite më parë.

“Me siguri që kjo është një shpatë luftarake. Shpatat e tilla që kapen me dy duar përdoreshin në luftërat e shekullit 16-të në Evropë”, tha Berg. Ai shtoi se shpata mund të jetë përdorur në ceremoni apo për qëllime simbolike.

Shpata e cila vlerësohet si monument historik, ende është e mprehtë. Ajo në të ardhmen do të ekspozohet në Muzeun Kulturor Historik në Oslo, ndërsa më pas edhe në Muzeun Detar në Norvegji./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit