Norvegji, “Tinder” dhe “Grindr” akuzohen për shitje të të dhënave personale

Mos i humb

Aplikacionet e njohura të takimeve, si “Tinder” dhe “Grindr”, shesin të dhënat personale të palëve të treta, përfshirë orientimin seksual të përdoruesve, në rastin e “Grindr”, në kundërshtim me rregulloren, njoftoi sot një  organizatë norvegjeze.

Sipas Këshillit norvegjez të Konsumatorëve, “Grindr, i cili pretendon të jetë rrjeti më i madh i takimive në botë, ndan të dhënat GPS, adresën IP, moshën dhe gjininë e përdoruesve me një mori aktorësh, me qëllim reklamimin e synuar.

Në një raport të Këshillit, të titulluar “Jashtë kontrollit”, u shqyrtua mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale nga dhjetë aplikacione dhe u arrit në përfundimin se industria e reklamave shkel sistematikisht ligjin.

Edhe “Tinder”, gjithashtu, është akuzuar për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve të tij me të paktën 45 kompani, që i përkasin Match Group, operator i faqes së takimeve me të njëjtin emër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit