“Nuk dihet ende axhenda e takimeve për Kongresin e dialogut kombëtar sirian”

Mos i humb

Këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuriy Ushakov tha se në Samitin i cili do të mbahet në Soçi të Rusisë me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe presidentin e Iranit Hasan Ruhani, do të diskutohet për pjesëmarrjen e grupeve kurde në “Kongresin e dialogut kombëtar sirian”.

Ushakov në një deklaratë për media në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se ende nuk dihet ende axhenda e takimeve për Kongresin e dialogun kombëtar sirian.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të marrin pjesë në këtë kongres edhe grupet kurde, Ushakov tha se “Kjo çështje do të diskutohet në Samitin, i cili do të mbahet në Soçi. Në Samit do të marrin pjesë edhe zyrtarët ushtarak”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu dje në Antalia u takua me homologët rus dhe iranian Sergej Lavrov dhe Javad Zarif, kurse pas takimit deklaroi se ky ishte një lloj takimi përgatitor për Samitin e liderëve të të tre vendeve, i cili do të mbahet më 22 nëntor në Soçi.

Në një konferencë për media pas takimit Çavusoglu tha se është e papranueshme që në çfarëdo forumi ndërkombëtar, të marrë pjesë delegacioni i organizatës terroriste PKK/PYD dhe se Turqia për këtë ka njoftuar garantuesit tjetër të procesit të paqes në Siri, pra Rusinë dhe Iranin.

Pritet që presidenti i Turqisë, Erdogan, ai i Rusisë, Putin dhe i Iranit, Ruhani të takohen më 22 nëntor në Soçi, në Samitin e liderëve të të tre vendeve. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit