“Nuk takohem me Kim Jong-un nëse mendoj se është i padobishëm”

Mos i humb

 

 

 

 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se nuk do të marrë pjesë në takim nëse mendon se samiti i planifikuar që do të mbahet me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk do të jetë i dobishëm.

Në një deklaratë pas takimit të realizuar në Florida me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Trump tha se ka mendime pozitive në lidhje me takimin që do të realizojë me Kim.

“Por nëse mendoj se takimi do të jetë i padobishëm nuk marr pjesë. Nëse mendoj se takimi është i padobishëm kur jam aty, largohem nga takimi në mënyrë të respektueshme”, tha Trump.

Presidenti i SHBA-ve po ashtu tha se takimi mes Drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo dhe Kim-it ka kaluar pa probleme.

Planifikohet që lideri i Koresë së Veriut, Kim, deri në muajin prill të takohet me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in, si dhe deri në muajin maj me presidentin e SHBA-ve, Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit