Numrat e emergjencës/ Ministria e Jashtme: Shqiptarët e mbetur jashtë, ja ku mund të telefonojnë

Mos i humb

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i vdekjeve globale nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 25 mijë.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa ka marrë jetën e 25.035 personave, ndërkohë rastet e konfirmuara kanë arritur në 553.244.

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins po ashtu tregojnë se 127.567 persona të diagnostifikuar me koronavirus janë shëruar nga sëmundja.

Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga koronavirusi, por SHBA aktualisht është vendi ku janë regjistruar shumica e rasteve të koronavirusit me mbi 86 mijë raste dhe 1.301 vdekje.

Italia ka regjistruar më së shumti vdekje nga koronavirusi, me 8.215 vdekje dhe rreth 80.500 raste, ndërsa Spanja 4.858 vdekje dhe rreth 64 mijë raste të konfirmuara. 

Kina, vendi ku u shfaq koronavirusi, pason Spanjën me 3.296 vdekje dhe me rreth 82 mijë raste të konfirmuara, ndërsa Irani ka raportuar 2.378 vdekje dhe rreth 32 mijë raste të konfirmuara.

Shumë vende kanë kufizuar fluturimet nga vendet më të prekura dhe kanë kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin një pandemi globale dhe Evropën si epiqendër të re të shpërthimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit