Numri i myslimanëve në Zvicër do të vazhdojë të rritet

Mos i humb

Sipas raportit të “Pew Research”, ku u përdorën tre skenarë, numri i myslimanëve do të rritet në Europë deri në vitin 2050

Popullata myslimane në Europë do të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme, edhe nëse migrimi në kontinentin e vjetër do të ndalet, sipas një studimi, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, akademikët zviceranë vënë në pikëpyetje saktësinë dhe vlerën e parashikimeve të tilla, shkruan ‘Swissinfo.ch’.

Sipas raportit të “Pew Research”, ku u përdorën tre skenarë, numri i myslimanëve do të rritet në Europë deri në vitin 2050.

Sipas skenarit “zero migracion”, rreth 30 milionë myslimanë do të përbëjnë 7.4% të popullsisë të Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9%, që ata përbënin vitin e kaluar. Studiuesit thonë se kjo është kryesisht për shkak se myslimanët janë mesatarisht 13 vjet më të rinj se evropianët e tjerë dhe kanë një normë më të lartë lindjeje.

Në këtë skenar, popullsia myslimane në Zvicër do të rritet nga 6.1% në 2016 në 8.2% në vitin 2050, me fjalë të tjera, nga 500,000 në 660,000.

Sipas skenarit e “migrimit të mesëm”, popullsia myslimane zvicerane do të rritet në 1,140,000 (10,3%) në vitin 2050.

Në skenarin e “migrimit të lartë”, studimi parashikon që rrjedha rekord e emigrantëve që erdhën në Evropë midis 2015 dhe 2016 do të vazhdojë pafundësisht, duke rezultuar në 75 milionë myslimanë në Evropë, një rritje prej 14%, nga mesi i shekullit.

Në skenarin e “migrimit të lartë”, popullsia myslimane zvicerane do të rritet në 1.500.000 (12.9%) në vitin 2050.

Por, rritja nuk do të jetë njësoj. Në skenarin e lartë të migracionit, Gjermania dhe Suedia do të kenë rritjen më të madhe, sepse të dy vendet morën më shumë azil-kërkues gjatë kulmit të krizës së refugjatëve dy vjet më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit