Numri i paqeruajtësve po zvogëlohet, armët bërthamore modernizohen

Mos i humb

 

Instituti i Stokholmit për Kërkime rreth Paqes (SIPRI) ka njoftuar se vitin e kaluar numri i paqeruajtësve të vendosur në zonat e konflikteve të armatosura është zvogëluar, ndërkohë që janë rritur punimet për modernizimin e armëve bërthamore në të gjithë botën.

Sipas raportit vjetor të SIPRI me qendër në Suedi, mbi të dhënat e forcës bërthamore, theksohet se në fillim të vitit të kaluar SHBA-ja, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut kanë patur gjithsej 14 mijë e 935 armë bërthamore, ndërsa kjo shifër ka rënë në 14 mijë e 465 në fillim të vitit 2018.

Kjo rënie e armëve bërthamore ka ardhur kryesisht falë reduktimit të inventarit strategjik të armëve bërthamore të SHBA-ve dhe Rusisë të cilat posedojnë 92 për qind të totalit të armëve bërthamore në botë. SHBA numrin e armëve bërthamore nga 6 mijë e 800 e reduktoi në 6 mijë e 450, ndërsa Rusia nga 7 mijë në 6 mijë e 850.

Kina, India dhe Pakistani në krahasim me vitin 2016 kanë rritur numrin e armëve që posedojnë. Armët bërthamore të Kinës u rritën nga 270 në 280, të Indisë nga 120-130 në 130-140, dhe të Pakistanit nga 130-140 në 140-150.

Ndërsa numri i armëve bërthamore në Britanisë, Francës, Izraelit dhe Koresë së Veriut ka mbetur i njëjtë me vitin e kaluar. Britania ka 215, Franca ka 300, Izraeli ka 80, Koreja e Veriut ka 10 deri 20 armë bërthamore.

Nga ana tjetër, SHBA dhe Rusia vazhdojnë programet e tyre afatgjata për modernizimin e bombës atomike, raketave bërthamore, sistemeve të raketave dhe qendrave të prodhimit të armëve bërthamore.

Arsenalet e armëve të shtatë vendeve që kanë armë bërthamorë përveç SHBA dhe Rusisë janë shumë më të vogla, por gjithashtu edhe këto kanë njoftuar plane për zhvillimin ose planifikimin e zhvillimit të sistemeve të armëve bërthamore.

India dhe Pakistani teksa janë duke zgjeruar stoqet e tyre të armëve bërthamore ato po zhvillojnë sisteme të reja të raketave të tokës, detit dhe ajrit. Ndërsa Kina po modernizon sistemin e saj të armëve bërthamore, dhe gjithashtu ajo gradualisht po rrit arsenalin e saj të armëve bërthamore.

Edhe Koreja e Veriut gjithashtu duke shënuar përparim teknik për zhvillimin e forcës së armëve bërthamore ajo tregoi një përshpejtim të papritur në testimin e dy modeleve të reja të sistemit të raketave balistike me rreze të gjatë vitin e kaluar.

– Numri i paqeruajtësve në nivel global është zvogëluar

Sipas raportit, vitin e kaluar ka pasur një rënie në numrin e paqeruajtësve në mbarë botën, ndërkohë që ka patur një nevojë për rritjen e numrit të tyre.

Numri i operacioneve shumëpalëshe të paqes ishte 63 në vitin 2017, nga të cilët 25 nga këto operacione janë kryer në Afrikë, 18 në Evropë, 9 në Lindjen e Mesme, 6 në Azi dhe 5 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu edhe numri i personelit të punësuar në operacionet në rajonet e krizës gjithashtu ka rënë me 4.5 për qind. Një vit më parë, numri i personelit aktiv në këto rajone ka qenë 152 mijë e 822 punonjës dhe në vitin 2017 ky numër u ul në 145 mijë e 911.

Theksohet se rreth tre të katërtat e personel kanë qenë të përfshirë në operacionet në Afrikë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se është shënuar rënie me 7.6 për qind në numrin e personelit të Kombeve të Bashkuara (OKB). Numri i personelit të institucioneve jashtë OKB-së u rrit me 2.3 për qind duke shkuar në 47 mijë e 557.

Teksa OKB po luan një rol qendror në operacionet e paqes, theksohet se po rritet gjithnjë aktiviteti i aktorëve në Afrikë në çështjet e stabilitetit dhe sigurisë.

Përveç kësaj, vitin e kaluar në misionet e OKB-së që sigurojnë paqen është shënuar një rritje e madhe në humbjet e jetëve të punonjësve, ku kjo shifër e cila në vitin 2016 ka qenë 34, në vitin 2017 ka arritur në 61.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit