Numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë

Mos i humb

SHBA në 24 orët e fundit ka raportuar 1.592 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 90.142.

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Worldometer”, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë.

Deri më tani në SHBA janë shëruar mbi 339 mijë pacientë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.6 milionë, me mbi 31 mijë të vdekur dhe rreth 1.7 milionë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit