Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Meksikë rritet në mbi 8.000

Mos i humb

Në 24 orët e fundit në Meksikë kanë humbur jetën 501 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga COVID-19, në vend është rritur në 8.134.

Ndërkohë me 3.455 raste të reja është rritur në 74.560 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Që nga fillimi i pandemisë është regjistruar numri më i madh i rasteve brenda 24 orëve si dhe i vdekjeve, ndërsa për herë të parë numri i vdekjeve ditore ka tejkaluar shifrën 500.

Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit