Numri i vdekjeve nga zjarret në SHBA arrin në 33

Mos i humb

Së paku 33 persona kanë humbur jetën në zjarret që janë ndezur përgjatë Bregdetit Perëndimor të SHBA-ve.

Në Kaliforni, ku 3,3 milionë hektarë janë djegur deri më tani këtë vit, 22 persona janë konfirmuar të vdekur, sipas agjencisë së shtetit Cal Fire.

Gjithsej 4.716 struktura u dëmtuan ose shkatërruan në Kaliforni si rezultat i më shumë se 7.700 zjarreve, tha agjencia.

Dhjetë njerëz kanë humbur jetën në Oregon dhe një në shtetin Washington.

Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të Zyrës së Oregonit, Andrew Phelps paralajmëroi për një “incident fataliteti në masë” në mes zjarreve të ndezura.

“Aq shumë struktura janë zhdukur. Do të ketë shumë fataliete, njerëz që thjesht nuk mund të merrnin paralajmërimin me kohë dhe të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të siguroheshin”, tha Phelps për MSNBC.

Zjarret në Oregon kanë dëbuar dhjetëra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre dhe dhjetëra njerëz janë ende të zhdukur.

Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka planifikuar të vizitojë Kaliforninë për t’u njoftuar mbi situatën nga zjarret.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit