Nxënësit dhe mësuesit në Darëzezë të Fierit në protestë: Autobusi s’ka ngrohje dhe frena

Mos i humb

Ditën e sotme 70 nxënësit e fshatit Darëzezë të Fierit së bashku me mësuesit kanë bojkotuar mësimin, pasi janë të pakënaqur me kushtet e transportit.

70 nxënësit dhe mësuesit udhëtojnë çdo ditë nga Darëzeza në fshatin Topojë ku zhvillojnë mësimin, por ankohen se autobusi nuk ka ngrohje dhe njëri prej tyre nuk i mbajnë frenat.

“Janë mbi 70 nxënës dhe mësues në autobus. Njëri nga autobusët nuk ka frena të mira. Rrrinë në këmbë dhe autobusët nuk kanë ngrohje.

Të nisa puna me shkollës pasi na është premtuar”, shprehen fëmijët. Ata kërkojnë nga shteti përmirësimin e kushteve të transportit dhe nisjen e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare në Darëzezë.

Shkolla në Darëzezë u mbyll më datë 2 dhjetor të këtij viti, për shkak se ishte e dëmtuar.

Institucionet arsimore rajonale në Fier vendosën që deri në rikonstruksionin e plotë të godinës fëmijët të zhvendosen në Topojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit