Nxirren dy fëmijë nga apartamenti në flakë, evakuohen banorët

Mos i humb

Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët para pak minutash në Kinostudio. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’bëjnë me dije se pallati ndodhet pranë Komisariatit Numër 4, ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijët të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.

Ende vijon evakuimi i banorve, ndërsa deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.“Është dashur ndërhyrja e tre automjeteve të zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me flakët rreth 40 minuta. Burime nga zjarrfikëset kanë zbuluar se fëmijët rrezikonin asfiksinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse të cilët janë njoftuar nga fqinjët.

Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë si shkak i pakujdesisë. I gjithë tymi ka dalë në shkallë dhe rrezikojnë të kenë probleme me frymëmarrjen edhe banorët e tjerë.”-raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë pakujdesia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit