O ALLAH! NA FALË NEVE KUR ANKOHEMI

Mos i humb

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: “Kam parë shtatëdhjetë nga banuesit e Sufes (pjesës në fund të xhamisë), asnjëri nga ta nuk kishte veshje mbi rroba (si lloj manteli), por vetëm veshje nga beli e në pjesën e poshtme, ose këmisha (të gjata) të lidhura në fyt. Nga to kishte që ju arrinin deri nën gjunjë e disave deri tek nyjet e këmbëve, i mbanin ato të mbledhura me duart e tyre nga frika që mund t’ju shihen vendet e turpshme-avreti”. Transmeton Buhariu.

Kjo ishte gjendja e një pjese nga gjenerata më e artë e këtij umeti. Edhe pse gjendja e tyre financiare ishte në nivelin më të ulët nga ç’mund ta paramendojmë ne, kjo nuk i bëri asnjëherë që mos të jenë nga ata që falënderojnë dhe madhërojnë Allahun mëngjes dhe mbrëmje. Kjo nuk i bëri asnjëherë që të ndalen nga gara për arritjen e gradave më të larta në xhenetet e Allahut dhe asnjëherë nuk u ndalën së kërkuari kënaqësinë e Tij, derisa zemrat e tyre u dorëzuan plotësisht ndaj Allahut dhe harruan këtë botë dhe kënaqësitë e sajë.

O Allahu ynë! Na falë neve kur ankohemi, na i bëjë zemrat tona të kënaqura me atë që ke ndarë për ne dhe bëjë ato të nënshtruara plotësisht ndaj Teje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit