Ballina Islam O ti që e falë namazin e sabahut! LEXOJE?

O ti që e falë namazin e sabahut! LEXOJE?

151
0
SHPËRNDAJE

Falësit e namazit të sabahut janë kategori e suksesshme, fytyrat e tyre janë të ndritura, kohët e tyre janë të bereqetshme. Nëse je prej tyre falënderoje Allahun për këtë mirësi, e nëse nuk je prej tyre, të gjitha lutjet e mia janë që të trasosh rrugën e tyre që falin sabahun.O ti që falë sahabun! Falësit e namazit të sabahut janë ata që me përpikmëri e zbatojnë këtë obligim nga Allahu, fillojnë dhe hapin ditën e tyre me këtë adhurim, për ata dëshmojnë edhe melaiket e Allahut. Ai që atë (sabahun) e falë me xhemat në xhami është sikur të këtë falë tërë natën namaz.

O ti që falë sabahun!Falësit e namazit të sabahut janë që iu janë përgjigjur thirrësit të Allahun (ejani në namaz). Paqja qoftë mbi ata persona që e ndjenjë thellë thirrjen (namazi është më i mirë se gjumi). Ata janë që i ka pritur lumturia e ditëve duke i përgëzuar dhe përforcuar. Muhamedi alejhi selam ka thene:” Përgëzo ata që ecin në terrin e natës drejt xhamive me dritë të plotë ditën e gjykimit”. Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Dawudi.O ti që falë sabahun!Urime për ju që falni namazin e sabahut me kënaqësinë e të shikuarit në fytyrën e Allahut ditën e gjykimit. Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu sikurse e shihni hënën…”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi

O ti që falë sabahun!A nuk dëshiron që njerëzit të shkojnë me pasurinë dhe gratë e tyre, ndërsa ju të fitoni bereqetin e kohës dhe hyrjen në Xhenet? Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Kush e falë ikindinë dhe sabahun do të hyjë në Xhenet”. Transmeton Buhariu dhe MuslimiO ti që falë sabahun!Ju jeni të mbrojtur nga Allahu, Muhammedi alejhi selam ka thënë:” Ai që falë sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”.

Transmeton Muslimi

Përshtati: Valdet Kamberi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here