Obama paralajmëron amerikanët në mbrojtjen e demokracisë

Mos i humb

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama tha se amerikanët duhet të jenë vigjilentë në mbrojtjen e demokracisë. Ai paralajmëroi për brishtësinë e demokracisë amerikane duke iu referuar rritjes së Gjermanisë naziste në vitet 1930.

Obama gjatë fjalimit të tij në Klubin Ekonomik të Chicagos paralajmëroi se “punët mund të prishen shumë shpejtë nëse nuk i kushtohet kujdes demokracisë në SHBA”.

Ish-presidenti Obama i cili gjatë fjalimit të tij nuk përmendi haptazi qeverinë e Donald Trumpit, foli për ngritjen e Hitlerit në Gjermani.

Ai me këtë rast tha se amerikanët duhet të jenë vigjilentë në mbrojtjen e demokracisë dhe se në të kundërtën paraqitet rreziku i vazhdimit të rrugës së Gjermanisë naziste në vitet 1930.

Obama kërkoi nga të pranishmit që “të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin votat e tyre”. Ai potencoi se liria e shtypit është elementi jetik i demokracisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit