OBI: Së shpejti takim urgjent i kryediplomatëve për Palestinën

Mos i humb

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) njoftoi të mërkurën se do të thërrasë së shpejti një takim urgjent në nivelin e ministrave të jashtëm për të shqyrtuar deklaratën e fundit të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi aneksimin e territoreve të pushtuara palestineze.

Sekretari i përgjithshëm i OBI-së, Yousef bin Ahmad al-Othaimeen, dënoi fuqishëm qëllimin e Netanyahut për të imponuar sovranitetin e Izraelit mbi territoret palestineze në rast se ai i fiton zgjedhjet e përgjithshme të 17 shtatorit.

“Ky njoftim i rrezikshëm është një agresion tjetër kundër të drejtave të popullit palestinez”, deklaroi Al-Othaimeen.

Ai theksoi se takimi urgjent që do të thirret së shpejti, pa dhënë një datë të caktuar, do të diskutojë masat e mundshme politike dhe ligjore që mund të merren për t’u përballur me agresionin e ri izraelit.

Gjatë një tubimi zgjedhor të martën, Netanyahu u zotua se do të aneksojë pjesë të territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor, përfshi këtu Luginën e Jordanit dhe zonën veriore të Detit të Vdekur, nëse arrin të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të datës 17 shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit