OBRM-PDUKM: Nuk ka kushte për kthim në Kuvend

Mos i humb

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot u kthyen në Kuvendin e Maqedonisë për të marë pjesë në fjalimin e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, por paralajmëruan se edhe më tej mbeten me qëndrimin se nuk ka kushte demokratike për pjesëmarrje në punën e Kuvendit.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev deklaroi se qëndrimi i partisë në lidhje me këtë çështje është i njohur dhe se nuk mund të kthehen në Kuvend pa pasur normalizim të dialogut politik në vend.

“Kemi gjendje në të cilën nuk ka liri në Maqedoni, opozita është nën përndjekje, ndërsa dhjetëra njerëz të pafajshëm janë në burg. Ne apelojmë që kjo përndjekje politike duhet të përfundojë, të ndërpritet dhe të ketë normalizim të dialogut politik në Maqedoni, por Qeveria dhe shumica parlamentare janë ata që e kanë përgjegjësinë”, tha Gjorçev.

Partia më e madhe opozitare nga mesi i muajit dhjetor nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë, pasi që më herët, gjashtë deputetë të kësaj partie u arrestuan për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit