OBSH del me shifra: Ja sa guxoni t’i lini fëmijët në ekran!

Mos i humb

Fëmijët e moshës dy deri në katër vjeç nuk duhet të lejohen më shumë se një orë në ditë para ekranit, dhe ata nën moshën një vjeçare nuk duhet të ekspozohen fare në ekranet elektronike. Ky është rekomandimi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për herë të parë ka prekur këtë fenomen, dhe ka dhënë këshillat e para për parandalimin e teprimit me ekrane elektronike.

Në udhëzimin e parë thuhet se fëmijët duhet të jenë fizikisht aktiv dhe të flejnë mjaftueshëm për të ndihmuar në zhvillimin e zakoneve të mira gjatë gjithë jetës dhe për të parandaluar obezitetin dhe sëmundje të tjera në jetën e mëvonshme.

“Aktiviteti i shëndetshëm fizik dhe zakonet e mira të gjumit i japin një drejtim të mirë jetës, duke ofruar një mundësi për të formuar zakonet e mira gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës së rritur”, tha OBSH në udhëzimet për shtetet anëtare.

Fëmijët midis moshës një dhe katër vjeç duhet të kalojnë të paktën tre orë në një shumëllojshmëri të aktiviteteve fizike gjatë gjithë ditës, thuhet në rekomandim.

Fëmijët nën moshën një vjeccare duhet të bashkëveprojnë në lojëra me dysheme dhe të shmangin të gjitha ekranet, thuhet në njoftim.

Duke qenë se “joaktiviteti” është një prej faktorëve kryesor rë rrezikut për obezitet, masat duhet të merren mjaft herët.

Në një raport dy vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë në mbarë botën ishte rritur për dhjetë herë në 40 vitet e fundit dhe se rritja po përshpejtohet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht në Azi.

Pesha e tepruar mund të çojë në sëmundje si diabeti, hipertensioni dhe disa forma të kancerit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit