OBSH: Gati teste që diagnostikojë COVID-in për 15-30 minuta! Do kushtojë 5 dollarë

Mos i humb

OBSH paralajmëron se do të shpërndajë një test i cili mund ta diagnostikojë koronavirusin brenda pak minutash dhe sipas tyre  do ta zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e COVID-19  në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.

Prodhuesit e ilaçeve, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin bamirës “Bill dhe MelindaGates” për të prodhuar 120 milionë teste, tha kreu i OBSH-së, TedrosAdhanomGhebreyesus.

“Testi i ri, mobil dhe i lehtë për t’u përdorur do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve”, tha Tedros.

Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të virusit.

Marrëveshja midis prodhuesve të ilaçeve dhe fondacionit “Bill dhe MelindaGates” do të përfshijë 133 vende – shumë prej tyre në Amerikën Latine, e cila aktualisht është rajoni më i goditur nga pandemia për sa i përket fatalitetit dhe shkallës së infeksionit. Marrëveshja do të sigurojë 120 milionë teste gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit