OBSH-ja, pranon faktin se Covid përhapet transmetohet përmes ajrit

Mos i humb

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

Maria Van Kerkhove, nga grupi teknik i Organizatës tha se “Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”.

Më 6 korrik 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës nënshkruan një letër të hapur drejtuar OBSH-së ku i kërkohej asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit