OBSH lavdëron luftën e Madagaskarit kundër COVID-19

Mos i humb

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, të mërkurën vonë përmes Twitter-it njoftoi se ai kishte realizuar një bisedë të suksesshme me Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe se OBSH do të nënshkruajë një klauzolë konfidencialiteti mbi formulimin e “Covid Organics (CVO)”, të pijes barishtore që Rajoelina pretendon se mund të parandalojë ose kurojë virusin dhe do të mbështesë mbikëqyrjet klinike në Afrikë.

Komentet e tij erdhën disa ditë pasi kreu i OBSH-së në Afrikë tha se ata janë në kontakt me Madagaskarin rreth CVO-së. “Ne kemi ofruar të mbështesim hartimin e një studimi për të parë këtë produkt”, tha Matshidiso Moeti.

Madagaskari ka konfirmuar 371 raste me COVID-19, me dy vdekje dhe 131 shërime, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins në SHBA.

Të dielën Rajoelina u kërkoi qytetarëve që të mbrohen nga koronavirusi duke pirë CVO.

Madagaskari ka dërguar CVO në disa vende afrikane duke përfshirë Komoros, Guinea Bissau, Guinea Ekuatoriale, Republikën Demokratike të Kongos, Liberi, Niger, Tanzani, Nigeri, Senegal dhe Çad.

Rajoelina gjithashtu tha se Madagaskari do të dërgojë CVO në Haiti dhe tek institucionet shkencore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit