OBSH lëshon alarm për fruthin

Mos i humb

Fruthi po përhapet në mbarë botën, ku veçanërisht e prekur është Afrika. Por edhe në Evropë përhapja e kësaj sëmundjeje po jep shkas për shqetësim, ndaj OBSH, përballë kësaj panorame, kërkon më shumë vaksinime.

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të njëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi.

“Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar. Ata që udhëtojnë duhet të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë nëse vaksinimi i tyre është i efektshëm,” njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë.

Nga mosha gjashtë muajsh, të gjithë duhet të vaksinohen të paktën 15 ditë përpara se të udhëtojnë në një nga rajonet e prekura. Vlerësimet aktuale për përhapjen e kësaj sëmundjeje u referohen të dhënave nga viti 2017.

Në atë kohë ishin 6.7 milionë njerëz të sëmurë nga fruthi dhe rreth 110.000 të vdekur. Fruthi është një sëmundje ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët dhe nga ku të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit