Ballina Bota OBSH: Mbi 1.000 personave u nevojitet evakuim mjekësor nga Guta Lindore

OBSH: Mbi 1.000 personave u nevojitet evakuim mjekësor nga Guta Lindore

11
0
SHPËRNDAJE

Më shumë se 1.000 persona kanë nevojë për evakuim të menjëhershëm mjekësor nga rajoni i rrethuar i Gutës Lindore në Siri tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Sulmet ndaj sektorit të shëndetësisë kanë vazhduar në një nivel alarmant gjatë vitit të kaluar. 67 sulmet e verifikuara ndaj objekteve shëndetësore, punëtorëve dhe infrastrukturës të regjistruara gjatë dy muajve të parë të vitit 2018, përbëjnë më shumë se 50 për qind të sulmeve të verifikuara gjatë gjithë vitit 2017”, tha sot OBSH në një deklaratë.

“Vuajtjet e popullit të Sirisë duhet të ndalen. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt t’i japin fund sulmeve ndaj shëndetësisë, të sigurojnë qasje për të gjithë atë që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore në Siri dhe mbi të gjitha t’i japin fund këtij konflikti shkatërrues”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ghebreyesus vuri në dukje se furnizimet kritike mjekësore gjithashtu janë larguar në mënyrë rutinore nga autokolonat e OKB-së në vende të vështira për qasje dhe të rrethuara në Siri.

“Më parë këtë muaj, më shumë se 70 për qind e furnizimeve shëndetësore të destinuara për të arritur në Gutën Lindore u hoqën nga autoritetet dhe u kthyen në depon e OBSH-së. Materialet e larguara janë jashtëzakonisht të nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar vuajtjet”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se shtatë vitet e konfliktit e kanë shkatërruar sistemin shëndetësor të Sirisë.

“Më shumë se gjysma e spitaleve dhe qendrave shëndetësore të vendit janë të mbyllura ose funksionojnë vetëm pjesërisht dhe më shumë se 11.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë shëndetësore, duke përfshirë 3 milionë njerëz që jetojnë me lëndime dhe paaftësi”, tha Ghebreyesus.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) gjithashtu u bëri thirrje “të gjitha palëve në konflikt të lejojnë qasje të sigurtë, të papenguar dhe të pakushtëzuar humanitare për shpërndarjen e ushqimeve dhe ndihmave të tjetra shpëtuese personave në nevojë”.

Sipas WFP-së rreth 6.5 milionë njerëz në Siri vuajnë nga pasiguria ushqimore ndërsa 4 milionë të tjerë janë në rrezik për t’u përballur.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila kërkon armëpushim një mujor në Siri, veçanërisht Gutën Lindore, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here