OBSH u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska: Nga sjellja e tyre varet shëndeti i të gjithëve

Mos i humb

Basha poston kushtrimin e poetit disident Havzi Nela në 32 vjetorin e varjes së tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në 32 vjetorin e varjes së tij, poetin disident Havzi Nela. Përmes Twitter-it...

Presidenti jemenas vizitë në SHBA për kontrolle mjekësore

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, sot do të largohet nga Rijadi për në SHBA për të bërë kontrolle mjekësore në Cleveland,...

Vjosa Osmani kritikon qeverinë për trajtimin e pandemisë së COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shtruar nevojën për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin...

Indi, avioni me 191 pasagjerë rrëzohet në pistë dhe ndahet në dysh, 16 të vdekur

Një avion i kompanisë  Air India Express me 191 persona në bord është përplasur në një aeroport në shtetin jugor të Keralas,...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se do të duhen ende shumë muaj përpara së një vaksinë kundër Covid të jetë në dispozicion publikut.

Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se teksa ndërkohë nuk ka ende një kurë 100% efektive për të luftuar infeksionin, mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale – disa metra larg nga të tjerët në mjediset sociale, dhe mbajtja e maskës kudo.

“Në mënyrë të veçantë, unë u bëj thirrje të rinjve të mbajnë maska pasi nga sjellja e përgjegjshme varet shëndeti i tyre dhe i të tjerëve”, – tha kreu i Organizatës.

Për Tedros Adhanom Ghebreyesus, “Disa mendojnë se detyrimi për të mbajtur maskë shkel lirinë e tyre të zgjedhjes – por sa më shumë njerëz do t’i mbajnë ato, aq më shumë do të kemi liri për të dalë”.

Dje, 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës I drjtuan një letër OBSH-së, përmes së cilës i kërkonin asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas tyre, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Ekspertët u shprehën se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Dr. Soumya Sëaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, deklaroi dje se anëtarët e kësaj agjencie po përpiqen të vlerësojnë dëshmitë e reja shkencore sa më shpejt që është e mundur.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...