OECD, 42 vërejtje Zvicrës lidhur me ambientin!

Mos i humb

Organizata Europiane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë për të tretën herë me radhë shqyrtimin e gjendjes rreth performancës së Zvicrës në mbrojtjen e ambientit. Raporti më i ri tregon se ngaresa e ambientit vazhdon të jetë e lartë.

Veç tjerash, nevojiten përpjekje shtesë për sigurimin e cilësisë së ujit. Pastaj, Zvicra “prodhon” brenda vitit 742 kilogramë mbeturina për kokë banori dhe me këtë zë vendin e parë si zona më e ngarkuar në Evropë në këtë drejtim.

Por, Zvicra në këtë raport ka marrë nota të mira sa i përket energjisë së shfrytëzuar për nevoja të ekonomisë.

Raporti i OECD-së për ambientin përfshin gjithsej 42 rekomandime në adresë të Zvicrës./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit