OFL në Korçë e Durrës, i çon formularin ‘Ben Çamit’ dhe dy të dënuarve të tjerë

Mos i humb

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Korçë e Durrës për ti dorëzuar formularin 3 të dënuarve më parë.

Saktësisht OFL i kërkon deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor të përcaktuar, Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” , Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Brenda 48 orësh këta persona duhet të deklarojnë gjithë pasurinë dhe më pas përgjigjet t’i kalojnë për hetim SPAK-ut.

Lutfi Shabani ndërkohë njihet me emrin ‘Ben Çami’. Ai u arrestua në shkurt 2016 për një ngarkesë prej 574 kg lëndë narkotike e fshehur në një kamion në Kapshticë, që destinacion kishte Turqinë. Por ndërkohë ai ishte në kërkim dhe nga Italia pasi ishte dënuar aty me 10 vite burg kurse në Shqipëri rezultonte i dënuar edhe tre herë më parë, ku më tepër njihet për dënimin që mori nga Krimet e Rënda me 8 vite burg për 15 kg heroinë në Durrës në 2008.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit