OFL shigjeton 5 persona, mes tyre dhe dy motra terroriste

Mos i humb

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Krujë dhe Divjakë duke i kërkuar llogari për pasurinë 5 të dënuarve, një për trafik droge dhe 4 për pjesëmarrje në grupe terroriste. Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku dhe Aldo Kobuzi.

Bledar Çoraj banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Donika Çoku, banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Arta Çoku banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Baki Çoku, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit